Kokaina, sëmundja e zemrës, shkaktarë të vdekjes së Houstonit

Zyra e mjekut ligjor në Los Angjelos publikoi raportin mbi shkakun e vdekjes së këngëtares Whitney Houston.
Raporti thekson se këngëtarja 48 vjeçare ka vdekur si pasojë e zhytjes “aksidentale”.
Në raport theksohet se sëmundja e zemrës dhe kokaina mund të kenë luajtur një rol në vekjen e Houstonit.
Zëdhënësi i Zyrës së mjekut ligjor Craig Harvey tha se rezultatet japin indikacione se Houston ishte përdoruese kronike e kokainës.
Në hotelin ku u gjet e vdekur, janë gjetur edhe barna, por mjeku ligjor thotë se ato nuk kanë luajtur ndonjë rol në vdekjen e saj.
Houston është gjetur e vdekur, e zhytur në një vaskë në një dhomë hoteli më 11 shkurt. /rel/