80 të vrarë dhe 150 të plagosur në Mumbai të Indisë

/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Mumbai, Indi, 26 nëntor 2008 Kryeqyteti i financave të Indisë, Mumbai, është në një gjendje të jashtëzakonshme, ndërkohë që persona të armatosur rëndë kanë sulmuar në disa pika të qytetit, një gjendje kjo e paparë ndonjëherë.
Qeveria e ka thënë se rreth 80 vetë janë vrarë dhe 150 të tjerë janë plagosur.
Polica thotë se persona të armatosur me armë automatike dhe granada kanë sulmuar të paktën 9 pika të qytetit, në një seri sulmesh terroriste të bashkërenduara mirë. Këto pika përfshijnë dy stacione treni dhe dy hotele luksoze, "Taj Colaba" dhe "Oberoi", si dhe spitale e kantjere detare.
Autoritetet thonë se personat e armatosur janë ende në hotelet në fjalë, ku besohet se janë duke mbajtur njerëz peng. Gazetarët jashtë hotelit Taj Colaba njoftuan se kanë dëgjuar një shpërthim brenda hotelit. Personat e armatosur kanë sulmuar gjithashtu edhe restorantin Leopold, të frekuentuar së tepërmi nga turistët.
Një biznesmen nga Londara, Rakesh Patel, i tha televizionit lokal se mundi të largohej nga hoteli Taj Colaba pasi u mor peng nga dy të rinjë të armatosur. Ai tha se sulmuesit këkonin veçanërisht njerëz me pasaporta britanike dhe amerikane.
Inspektori i përgjithshëm i hekurudhave të Mumbait th ase sulmet kanë të bëjë me veprimtari terroriste.
Motivi i këtyre sulmeve nuk është
ende e qartë. Ekstremistët islamikë janë
fajësuar shpesh për sulmeve me bomba në Mumbai dhe gjetkë në Indi. //iç//