Shpërthim pranë ambasadës amerikane në Kabul
Policia afgane
thotë se një makinë bombë shpërtheu të enjten pranë ambasadës amerikane në Kabul,
duke shkaktuar vdekjen e 4 vetëve. Një numër personash të tjerë u plagosën nga
sulmi.
Më parë, Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai tha se do të dëshironte t'i ndalte sulmet ajrore amerikane ndaj vendit të tij, por shtoi se nuk kishte fuqi ta bënte një gjë të tillë.
Kritikat e fundit të zotit Karzai për praninë amerikane në Afganistan u bënë të mërkurën, gjatë një konference për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të Natos Jap de Hup Skefer në Kabul.//ad//