80-vjetori i Çlirimit, “Tingujt që sollën lirinë” çel festimet në Teatrin e Operas

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ “Tingujt që sollën lirinë” çelën festimet e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot foto nga kjo shfaqje e cila solli meloditë e filmave shqiptarë.
Meloditë ikonike të filmave shqiptarë erdhën përmes pianistes Etrita Ibrahimi, zërave të fuqishëm të sopranos Renisa Laçka, tenorit Gerald Murrja dhe Biorn Hoxha, orkestrës dhe korit të TKOBAP-së, nën drejtimin e maestro Dritan Lumshi.
Kori i Zërave të Bardhë, drejtuar nga Sonila Baboçi, i dha koncertit një emocion të veçantë, duke e bërë këtë mbrëmje një homazh të denjë për historinë tonë kombëtare. /j.p/
1 nga 11