E Martë, 3 Nëntor 2026

80-vjetori i Çlirimit, dekorohen parashutistet e para ushtarake shqiptare

Me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, u nderuan dhe edukuan parashutistet e para ushtarake të Shqipërisë.

“Ishte prilli i vitit 1968, kur katër vajza të reja, guxuan të hidhen me parashutë, duke shënuar kështu emrat në historinë e Forcave tona të Armatosura,” kujton ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Shfaqja e një dokumentari të shkurtër të përgatitur nga Qendra Kulturore e Forcave të Armatosura, tregoi rrugëtimin dhe arritjet e parashutisteve të para shqiptare, që nga trajnimet e para, deri tek operacionet e suksesshme të tyre.

Ky aktivitet u mbajt për të vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në Forcat e Armatosura dhe për të evidentuar rolin e rëndësishëm të grave në historinë ushtarake shqiptare.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›