E Hënë, 2 Nëntor 2026

80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Shqipëria feston sot 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Në këtë ditë të shënuar për vendin tonë, Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryebashkiaku Erion Veliaj morën pjesë në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve.

Më herët, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar shqiptarët për 80 –vjetorin e Çlirimit të vendit.

Kreu i qeverisë ka publikuar një fotografi të vogëlushit Diansi, i cili erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” ditën e djeshme, ditën e Pavarësisë.

“Mirëmëngjes dhe me Diansin, vogëlushi që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dje, Ditën e bekuar të Pavarësisë, ju uroj sot të gjithëve Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit”, shkruan Rama.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në territorin e saj hynë forcat gjermane. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të merrej edhe Shkodra. Qyteti u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon dhe ditën e Çlirimit të gjithë vendit nga pushtimi nazi-fashist. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›