E Diel, 1 Nëntor 2026

800 vete ne Festen e Tetorit festen tradicionale bavareze te birres ne Tirane

Ritmet e kenges se famshme popullore Rosemunde qe njihet ndryshe edhe si Polka e fucise se birres elektrizuan ambientin edhe pse ne Tirane per fat te keq nuk kishte nje fuci birre prej druri qe te rrokuliset si ne Bavari. Ky eshte i dyti vit qe Dhoma Gjermane e Tregtise dhe Industrise ne Shqiperi DIHA organizon Festen e Tetorit. Anette Kassten Sekretare e DIHA-s ndihet shume e lumtur kur thote se kete vit numri i pjesemarresve eshte dyfishuar. Ajo tregon se si lindi ideja per te bere tradite organizimin e Festes se Tetorit ne Tirane.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne bote zhvillohen 2000 festa si kjo.

Festa e Tetorit eshte tani nje nga produktet me te mira te eksportit te Gjermanise. Ne te shkuaren ka qene nje feste lokale ne Bavari dhe ne Mynih por me kalimin e kohes u be nje feste per gjithe Gjermanine qe mban gjalle traditen bavareze. shte nje rast qe Dhomat Gjermane te Industrise dhe te Tregetise ne te gjithe boten te promovojne sherbimet e tyre dhe cfare u ofrojne njerezve. Kete vit qe perkon edhe me 20 vjetorin e bashkimit te Gjermanise ne bote zhvillohen 2000 festa si kjo ketu ne Tirane. Shqiptaret e pelqejne vijne me miq familjet e tyre partnere ne biznes argetohen dhe krijojne lidhje te reja. Ky eshte edhe thelbi i Festes se Tetorit October fest.

Bashke me argetimin-kontakte per biznes.

Nje djale i ri merr pjese per te dyten here ne Octoberfest.Me pelqen sepse ketu mund te njohesh njerez te krijosh lidhje biznesi thote ai ne mikrofonin e DW.

Michael Alber president i Shoqates ekonomike gjermano-shqiptare me seli ne Berlin ka ardhur enkas per te marre pjese ne Festen e Tetorit ne Tirane. Mendoj qe kjo ngjarje eshte shume terheqese. Ajo eshte nje shembull kuptimplote per marredheniet dypaleshe jo vetem ekonomike por edhje ne njohjen e kulturave dhe mbi bazen e njohjes dhe ne rritjen e metejshme te bashkepunit dhe me shume investimeve. thote Michael Alber.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pjesemarresit argetohen dhe krijojne lidhje te reja.

Keshtu mendon edhe Anduena Stefan Drejtore Ekzekutive e Kompanise gjermano-shqiptare Spring anetare e DIHA-s qe merret me marketing menazhim biznesi dhe konsulence. Ajo thote se pjesemarrja e jashtezakonshme prej 800 vetesh nuk ka nevoje per koment. Kjo pjesemarrje tregon interesin ne rritje si per te vendosur kontakte me biznesin gjerman ashtu edhe per te njohur me shume aktivitetet e tij ne Shqiperi dhe anasjelltas. Atmosfera eshte shume komplementare sepse e mundeson dhe e lehteson komunikimin mes dy kulturave duke krijuar mirekuptim te ndersjellte thekson Anduena Stefan.

Pika takimi mes kultures se dy popujve.

Nese do te kerkonim nje rast per te pare se si Festa e Tetorit e lehteson komunikimin ky do te ishte ai i valltarit virtuoz te valleve popullore shqiptare solistit Rexhep eliku ne Ansamblin e Kengeve dheValleve Popullore te Shqiperise. Pas ekzekutimit mjeshteror te nje valleje popullore bavareze ai thote se mes dy popujve ka ngjashmeri.

Gjermanet kane festen e birres ne kemi festen e rakise. Kemi shume gjera te perbashketa me gjermanet. Edhe ne festivale te artit popullor ku Ansambli yne ka debutuar ne vende te ndryshme te botes kemi komunikuar shume mire me artistet gjermane thote Rexhep eliku.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Perzierje e muzikes tradicionale gjermane me ate shqiptare dhe ballkanikeNgjyra ballkanike ne Octoberfeste-n e Tiranes.

Komunikimi kulturor ne Festen e Tetorit ne Tirane i kapercen kufinjte mes dy popujve. Ai shtrihet ne komunikimin mes Gjermanise Shqiperise dhe Ballkanit. Kete dimension i dha Fanfara e mirenjohur e Tiranes me interpretimin e muzikes popullore ballkanase dhe te artistit te mirenjohur serb Goran Bregovic. Heinz Suhr menaxher i kompanise gjermane Draeger thote shte nje perzierje e shkelqyer e muzikes tradicionale gjermane me ate shqiptare dhe ballkanike. Kjo feste na sjell me prane njeri tjetrit te degjojme muzike te diskutojme te rrisim bashkepunimin.

Autor Ani Ruci

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›