E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prilli... i Kadaresender 10 kryehistorite e hakmarrjes boterore

LONDER-10 hakmarrjet me te mira ne letersi. Keshtu titullohet shkrimi i John Mullan botuar dje ne The Guardian ne te cilin autori ka rendur pas gjakut te keq. Ne artikull ai rendit njera pas tjetres 10 historite me te mira te hakmarrjes a gjakmarrjes qe jane vene ne qender te nje vepre letrare. Pasi ka futur ne kete dhjeteshe Romeo dhe Zhuljeta te Shekspirit The Godfather Kumbari te Mario Puzos The Bride of Lamermoor qe Donizzeti e beri opera Huckleberry Finn te Mark Twain Blood Wedding te Lorkes dhe La vendetta te Balzakut Mullan ka renditur si nje nder me te mirat e hakmarrjes te letersise edhe ate te pershkruar nga Kadare ne librin e tij Prilli i thyer qe ai e botoi ne vitin 1980. Secili prej librave ka ne qender nje histori vrasjeje qe pasohet nga te tjera vdekje per shkak te hakmarrjes. Familje te futura ne sherr njerez te vrare prej seciles pale inate qe kthehen ne vrasje e jo vetem kaq. Librat qe The Guardian ka perzgjedhur si me te miret qe pershkruajne kete lloj historie jane nder me te njohurit jane libra bestseller qe i kane rezistuar kohes viteve dhe qe asnjehere nuk e kane humbur lexuesin. Disa prej ketyre historive jane bere filma e nje prej tyre edhe opera.
Prilli i thyer i Kadarese eshte futur ne kinematografine braziliane me titullin Prapa diellit. Ndersa ka bere renditjen gazeta britanike ka vene edhe nje pjese te subjektit te romanit duke shkruar Ne kete liber Kadare ka vene perballe Kryeqyqet dhe Berishajt. Ai ka sjelle ne romanin e tij historine e Gjorg Berishes i cili sipas Kanunit te Leke Dukagjinit duhet te marre hak per vrasjen e te vellait duke vrare anetarin e nje familjeje rivale. Te dyja familjet kane pasur hasmeri me njera-tjetren per me shume se gjysme shekulli. Jeta e tij merr nje tjeter drejtim edhe pse ai merr bese per 30 dite para se te behet viktima e radhes.
Romani
Prilli i thyer eshte publikuar per here te pare ne vitin 1980. Ky liber ka per teme besen gjakmarrjen dhe kanunin ne pjesen veriore te Shqiperise. Personazhi kryesor Gjorgu detyrohet te hakmerret per shkak se kete e kerkon kanuni i pashkruar qe eshte perdorur me shekuj ne vendin ku ai jeton. Ne Brazil ky liber eshte bere film dhe mori titullin Prapa diellit. Ai eshte pasqyrim real i kodeksit ligjor qe i ka mbijetuar dekadave te njepasnjeshme pasqyrim i nje jete te vrazhde ku ky kodeks terheq me vete edhe me te pafajshmit e popullit. Gjakmarrja besa miku jane ato elemente qe ngriten ne piedestalet me te larta te jetes gjate shtjellimit te kesaj jete sa te vrazhde aq edhe te lavdishme. Gjate shtjellimit te ngjarjes autori ofron ne menyre shume direkte jeten ne veriun e Shqiperise familjen hakmarrjen shtepine- qe sipas tij i takon mikut nderin dhe mbi te gjitha koloritetin qe i jep jetes Kanuni i Leke Dukagjinit. Dimrat qe e karakterizojne te madhin Ismail Kadare ne Prillin e thyer ashtu si ne romanet e tjera te tij te fusin akullin ne palce te rrembejne te ngrijne pastaj shpalosin rete dhe te ofrojne diellin...

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›