81-vjetori i Konferencës së Pezës/ Përkujtohet ngjarja historike dhe ata që dhanë jetën për liri

U përkujtua sot 81-vjetori i Konferencës së Pezës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të bashkimit të shqiptarëve kundër pushtuesve nazi-fashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Si çdo vit u zhvillua një ceremoni, ku përfaqësuesit e institucioneve vendore e qendrore shprehën mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e atyre që dhanë jetën për liri.
Përfaqësues të shoqatave të veteranëve, bashkë me përfaqësuesit e institucioneve vendosën kurora me lule në monumentin dhe varrezat e dëshmorëve në Pezë.
Gazetare: Albana Agolli
/rtsh.al/