E Martë, 3 Nëntor 2026

I djegur dhe në rrethim/ Banorët s’lejohen të futen në banesa, inspektim edhe strukturës së betonit

Pallati që u përfshi nga flakët në zonën e ish- parkut në kryeqytet vijon të mbetet një zonë e ndaluar për banorët por edhe kalimtarët.

Godina mbahet e rrethuar nga një perimetër sigurie, ndërsa është bërë pastrimi inerteve të rrëzuara përreth nga lartësia.

Specialistë të këtij instituti thanë se ekspertiza do të marrë kohë, ndoshta deri javën e ardhshme.

Ndërsa inxhinierët thonë se dëmet në strukturën e betonit nuk janë shumë të rënda.

Dëmtim kanë pësuar edhe muret e jashtme, veçanërisht në 4 katet e sipërme të pallatit.

Flakët dyshohet se nisën nga një shkëndijë elektrike, por ende nuk është dalë në një përfundim zyrtar. Zjarri ka dëmtuar 2 banesa tërësisht, ndërsa janë konstatuar 17 banesa me dëme të pjesshme të konsiderueshme.

Gazetar: Kreshnik Mersinllari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›