E Diel, 1 Nëntor 2026

“ALBtelecom” dhe “Eagle Mobile” mbështesin shtëpinë e fëmijës në Sarandë

Të pranishëm në ceremoninë e dhurimit ishin Drejtori i Përgjithshëm i “ALBtelecom” dhe “Eagle Mobile”, Dr. Orhan Coskun, kryetari i Bashkisë së qytetit të Sarandës z. Stefan Çipa, Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës znj. Adriana Kushta dhe drejtues të tjerë të kompanisë. “Albtelecom” dhe “Eagle” u janë përgjigjur ftesës së pushtetit vendor për mbështetje dhe sponsorizim.

Gjatë ceremonisë së dhurimit Drejtori i Përgjithshëm i “ALBtelecom” dhe “Eagle Mobile”, z. Orhan Coskun tha se investimi për fëmijët është investimi për të ardhmen e vendit. “Fëmijët e sotëm janë të rriturit e nesërm, ndaj ne jemi të lumtur që ndihmojmë dhe japim kontributin tonë në këtë drejtim” ka thënë Dr. Coskun. Ai theksoi se aktivitete të tilla shërbejnë më shumë si shembull i mirë për të gjithë shoqërinë dhe biznesin, që kontributet ndaj komuniteteve të ndryshme në nevojë të rriten gjithnjë e më shumë. Dr. Coskun theksoi se mbështetja sociale e “ALBtelecom” dhe “Eagle Mobile” për komunitetin sarandiot, do të vazhdojë edhe më tej në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit.

Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së qytetit të Sarandës z. Çipa ky nuk do të jetë projekti i parë i përbashkët me “ALBtelecom” dhe “Eagle Mobile”. Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës, znj.  Adriana  Kushta falënderoi kompanitë “ALBtelecom” dhe “Eagle Mobile” për mbështetjen e dhënë. Shtëpia e Fëmijës së qytetit Sarandë është krijuar në vitin 1953 duke u bërë strehë për mbi 200 fëmijë. Ndërsa tani në këtë shtëpi strehohen me shumë se 30 fëmijë të moshës nga 5 deri 15 vjeç, ndërkohë që kjo shtëpi frekuentohet edhe nga 12 fëmijë të tjerë ditorë  të cilëve u ofrohet mundësia të kalojnë një jetë sa më komode në këto ambiente.

“ALBtelecom” dhe “Eagle Mobile”, në fokusin e projekteve të Përgjegjësisë  Sociale, i kushtojnë një rëndësi të veçantë mbështetjes së shtresave në nevojë. Edhe më parë “ALBtelecom” dhe “Eagle Mobile” kanë ndihmuar fëmijët jetimë si dhe moshat e treta përmes projekteve të veçanta. Viti 2011 për dy kompanitë projektet e Përgjegjësisë Sociale iu kushtuan arsimit. Ndërkohë këtë vit në vëmendje të dy kompanive është Teknologjia./Start/

                                                                                             2012-07-10 09:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›