Berisha përshëndet zhvillimin e zgjedhjeve të lira në Libi

Këto zgjedhje ishin kurorëzimi më i çmuar i përpjekjeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme që qytetarët liridashës të Libisë mike bënë gjatë pranverës arabe, për çlirimin e tyre nga diktatura paranojake e famëkeqit Gedafi dhe klika e tij barbare. Zgjedhjet e para të lira në 50 vitet e fundit janë themeli i ndërtimit të idealeve të lirisë, demokracisë dhe shoqërisë së lirë.
Duke përcjelle urimet më të mira të qeverisë shqiptare për këtë arritje të madhe historike, shpreh njëkohësisht vullnetin e vendit tim për zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona të lira./Start/
2012-07-10 09:24