E Diel, 1 Nëntor 2026

“BMW” tërheq 1.3 milionë makina

Automjetet që “BMW” kërkon të tërheqë nga tregu janë të Serisë 5 dhe 6 të prodhuara nga viti 2003 deri në vitin 2010. Kompania thotë se ka marrë 9 raportime për defektin, porse nuk kishte të dhëna për të plagosur.

Pronarët e makinave mund t’i dërgojnë ato tek shpërndarësit e autorizuar për riparimet e nevojshme. “BMW” tha se kabulli i baterisë mund të jetë montuar gabimisht.

Më herët gjatë muajit, kompania raportoi fitime rekord për vitin 2011. Fitimet e “BMW”-së u rritën me 51 % nga një vit më parë. Nga 3.24 miliardë euro në vitin 2010, kompania njoftoi se ka fituar 4.9 miliardë në vitin 2011. Shitjet e prodhuesit luksoz u rritën me 14% duke kapur shifrën e 68.82 miliardë eurove.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-03-26 18:57
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›