E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama i transmeton kodin hapësinor Medvedev

Tre ditë pas deklaratës së bërë në Moskë, presidenti rus në detyrë, Dimitri Medvedev merr garanci nga presidenti Barack Obama, pas takimit në Seul.

Biseda private, siç raporton Fox News, u bë publike nga një producent televiziv, i cili e dëgjoi të regjistruar dialogun, nga një gazetar rus.

“Kjo do të jetë zgjedhja ime e fundit. Pas zgjedhjes do të kem më shumë fleksibilitet”, i tha Obama homologut. Presidenti amerikan i kërkoi Medvedev t`ia komunikojë këtë presidentit të zgjedhur Vladimir Putin.

“Për të gjitha këto çështje, por veçanërisht për sistemin e mbrojtjes anti-raketë, kjo mund të zgjidhjet, por është e rëndësishme që ai të më lërë pak hapësirë”, vijoi Obama gjatë bisedës. Nga ana e tij Medvedev iu përgjigj se e mori mesazhin e hapësirës, duke i thënë: “Hapësirë për ju”.

Planet amerikane për sistemin anti-raketë kanë qenë një çështje shumë e nxehtë në Rusi, e cila u shfrytëzua nga Vladimir Putin gjatë fushatës në prag të zgjedhjeve presidenciale të 4 Marsit. Shtepia e Bardhë u përpoq ta zvogëlojë rëndësinë e bisedës mes dy presidentëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›