“Bëj kontrollin, shpëto jetën dhe familjen”

Marshimi nisi nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe vijoi përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" për t’u ndalur përpara ndërtesës së Kryesisë së Kuvendit. Ftesës së kryeparlamentares Topalli iu përgjigjën edhe përfaqësuese të trupit diplomatik në Tiranë, gra deputete, si dhe dhjetëra gra të shquara nga fusha të ndryshme shoqërore.
"Sot, të gjitha bashkë jemi këtu me krenari, për të gjitha ato gra që kanë fituar betejën kundër kancerit dhe janë këtu të pranishme dhe do të kërkoja një duartrokitje për secilën prej tyre, për besimin, kurajën, kauzën e jetës. Jeta është gjëja më e rëndësishme dhe kauza e jetës është kauza më e shenjtë," tha Topalli.
Doktor Shahin Kadare, pasi bërë një shpjegim të shkurtër profesional të rëndësisë së diagnostikimit të hershëm të sëmundjes, nënvizoi se në shumë raste gratë kanë mundur të fitojnë betejën ndaj kancerit të gjirit."Ekzaminimet e rregullta periodike të gjirit nëpërmjet mamografisë, ekzaminimet klinike te mjeku senolog dhe ekzaminimet që mund të bëjë vetë gruaja janë shumë të rëndësishme, sepse bëjnë të mundur që një numër i madh rastesh të kancerit të gjirit të mjekohen me sukses të plotë," tha dr.Kadare. /Start/
2011-10-07 14:50