Braktisja konsensuale e integrimit
Shqipëria vijon të jetë një nga vendet me mbështetjen më të lartë për NATO-n dhe Bashkimin Europian. Mbështetja për anëtarësim në BE është 2,5 herë më e lartë se në Kroaci, një vend tashmë me statut europian apo dy herë më e lartë se shumica e shteteve të tjera ish-komuniste. Më 1990 sheshet e Shqipërisë u mbushën me thirrjet “si gjithë Europa”, dhe që atëherë, çdo qeveri, parlament dhe parti politike ka pasur të përbashkët retorikën dhe angazhimet për anëtarësim sa më të shpejtë në BE. Pas 20 vitesh Shqipëria është ende në prag të BE-së, duke trokitur, por ende dyert janë të mbyllura. Një analizë e detajuar e marrëdhënieve dhe progresit Shqipëri- BE me siguri vjen në përfundimin se dyert e mbyllura nuk janë përgjegjësi e atyre që janë brenda, përkundrazi. Nuk ka dilemë se dyert e BE janë mbyllur në Tiranë, nga vetë ata të cilët prej 20 vitesh kanë mbushur sheshet e qyteteve dhe rrugët e fshatrave duke premtuar Europën, duke u identifikuar me Europën. Pra, ata që duhej të udhëhiqnin procesin e integrimit europian fatkeqësisht dhe me vetëdije janë shndërruar në pengues të tij, - një paradoks me kosto të lartë për Shqipërinë, qytetarët dhe interesat madhore të tyre.
Arsyetimi është i thjeshtë: prej dy vitesh Shqipëria ka përpara një draft me kërkesa dhe parakushte, të cilat duhet të realizohen përpara se BE të vendosë dhënien e statutit të vendit kandidat për anëtarësim. Standardet janë publike, janë të njëjta si për vendet e tjera ish-komuniste tashmë anëtare në BE, janë në përputhje të plotë me interesin publik e kombëtar shqiptar, janë gjithashtu në interes madhor të çdo qytetari e familjeje shqiptare. Ato janë të evidentuara, të përcaktuara në afat, në sektorë dhe në persona e institucione përgjegjëse, megjithatë prej vitesh ato injorohen pikërisht prej atyre që kanë përgjegjësinë kryesore në përmbushjen e tyre. Së fundi, edhe 12 kërkesat e BE-së të bëra publike një vit më parë janë aty të arkivuara, pa arritje, pa bilanc, pa shpresë, pikërisht për shkak se politika dhe institucionet tona politike përgjegjëse direkte të këtij procesi, - kanë ndjekur e po ndjekin një agjendë paralele me to, një agjendë lokale, personale, konfliktuale dhe refuzuese.
Shqipëria humbi një vit kohë në debatin për hapjen e kutive të votimit, humbi një vit tjetër kohë në debatin e kutive të reja të votimit dhe kështu humbi të gjithë kohën e nevojshme për tu marrë seriozisht me kutitë e integrimit, realizimin e kërkesave të parashtruara nga BE. Nuk funksionon parlamenti (për shkak të bojkotit dhe për shkak të tiranisë së shumicës), nuk funksionojnë si duhet disa institucione kushtetuese (për shkak të presionit politik dhe për shkak të standardeve antikushtetuese të vendimmarrjes parlamentare), nuk funksionin si duhet ekzekutivi (për shkak të matematikës “in extremis” të votave, pafuqisë për të luftuar korrupsionin brenda saj dhe pamundësisë për të votuar në parlament ligje reformatore), nuk funksionon si duhet qeverisja vendore (për shkak të polarizimit ekstrem, problemeve me buxhetin dhe mungesës së kompetencave), nuk funksionon siç duhet administrata publike (për shkak të emërim/shkarkimeve politike dhe presionit elektoral), nuk funksionon siç duhet media dhe shoqëria civile (për shkak të presionit politik dhe kontrollit prej oligarkisë), ku për të njëjtat arsye si më lart, nuk funksionojnë si duhet pothuajse të gjithë sektorët e vendimmarrjes publike.
Përballë këtij bilanci dramatik e zhgënjyes, në një vend normal dhe në një demokraci funksionale, politika vendimmarrëse do të zgjidhte dy rrugë: politikanët përgjegjës do të dorëhiqeshin nga politika aktive ose ata do të reflektonin duke nisur një proces transparent e serioz bashkëpunimi politik dy e më shumëpalësh. Në rastin tonë nuk ndodh as njëra dhe as tjetra. Nuk ka ide, nuk ka dialog, nuk ka rezultate konkrete dhe çfarë është më e keqja, nuk ka as minimum të ndjenjës së përgjegjësisë për situatën ku ndodhemi. Kjo del qartë nga sjellja politike e dy palëve. Të thuash se jam votuar për të qeverisur por nuk qeveris dot se nuk më lë opozita, - ka vetëm një zgjidhje politike: kërkesa për një mandat të qartë qeverisës përmes votimit qytetar. Kështu ndodhi në Maqedoni, në Greqi, në Itali dhe madje edhe në Kosovë, - pse mos të ndodhë kështu edhe në Shqipëri. Refuzimi i instrumentit të vetëm politik e kushtetues (zgjedhjeve politike) dhe njëherësh refuzimi i pranimit të përgjegjësisë për të qeverisur vendin është tipar në formë e përmbajtje parademokratik. Gjithashtu, të thuash se do ta përdor potencialin parlamentar opozitar për të penguar çdo votim cilësor reformash, pa marrë parasysh interesin publik dhe as frikën e precedentit që mund të krijohet nesër kundër teje, është gjithashtu sjellje parademokratike. Si në rastin e parë edhe të dytë Shqipëria nuk ka vuajtur nga liderë që duan me çdo kusht të mbajnë pushtetin ose ta marrin atë, por ajo ka vuajtur e vuan nga ekzistenca e atyre liderëve të cilët nuk e shohin pushtetin personal si qëllim në vetvete, por si shans për t’i shërbyer qytetarëve dhe vendit, vizionarë të aftë të arrijnë progres dhe standarde reale demokracie, të ngrenë imazhin e Shqipërisë dhe potencialet e saj si shoqëri e vend i denjë në familjen europiane.
Në kontekstin aktual realizimi sot i 12 kritereve të BE dhe anëtarësimi në BE nesër do të thotë, - një Shqipëri ndryshe, një shtet e demokraci funksionale ku merr kuptim qytetari, problemet e tij, vota dhe alternative e konkurrimit politik, ku vendin e liderëve të fortë sundimtarë e zënë institucionet e pavarura e të qëndrueshme dhe ku një publik i kulturuar refuzon çdo sjellje të padenjë politike. Kjo është pikërisht ajo çfarë liderët tanë politikë nuk duan, sepse kjo do të sillte humbjen e pushtetit të tyre personal, detyrimin për të qenë transparent e fjalëmbajtës dhe kufizimin e çdo hapësirë të mundshme për abuzim në parti, në qeveri, në parlament apo në jetën publike.
Me këtë vetëdije negative, paria jonë politike, e paaftë të dialogojë dhe të reagojë në formë të përgjegjshme dhe institucionale kalon në ekstremin tjetër: në formë qesharake dhe fyese për intelektin e çdo qytetari i ndan dhe i etiketon gjysmën shqiptare votuese kundër si armiq e anti integrim, hedh baltë mbi çdo institucion e individ që mendon ndryshe nga kupola e lartë partiake dhe njëherësh e ushqen gjithë ditën publikun me fjalime patetike për rëndësinë e patates apo mbjelljen e arrorëve nga njëra anë dhe për modalitete teknike të statutit të deputetit apo ulje takse për ndonjë produkt ushqimor në anën tjetër. E parë nga jashtë kjo sjellje politike na kujton periudhën 1985-1989 kur në izolim të thellë e varfëri ekstreme flitej vetëm për vazhdimësinë politike, çmimin e ushqimit në OKB apo për suksesin e zgjerimit të oborrit kooperativist. As atëherë nuk lejohej debati për pluralizmin politik, as sot nuk ka debat dhe nuk lejohet debat publik për mungesën e demokracisë funksionale. Atëherë dhe sot politikanët tanë janë në fushatë për të bindur qytetarët se janë qytetarët më të lumtur në Europë, se qeveritarët tanë janë më të ndershmit, se zyrtarët tanë janë më të pakorruptueshmit, se udhëheqësit tanë janë të pagabueshëm e të pavdekshëm. Kjo retorikë fyese dhe absurde ka zëvendësuar nevojën emergjente që Shqipëria ka për të nisur një debat të gjerë publik mbi tranzicionin dhe dështimet e tij, premtimet e pa mbajtura dhe nevojën e reformimit të sistemit politik, krijimin e një marrëdhënie të re midis qytetarit – votues dhe politikanit – sundues dhe kështu për të vendosur axhendën europiane mbi çdo axhendë tjetër personale e provinciale.
Sot është koha për të rikujtuar se integrimi europian nuk është një aspiratë emocionale apo dhuratë simbolike; ai është proces kompleks dhe afatgjatë reformash të thella, ndryshimesh të mëdha, standardesh politike dhe ekonomike. Kjo është e rëndësishme për të kuptuar se rruga europiane nuk kalon nga mitingjet apo fjalimet populiste që duan të imponojnë identifikimin e parisë tonë politike me vlerat europiane; - rruga kalon përmes rezultatesh konkrete, arritjesh dhe bilancesh të prekshme të shtetit të së drejtës, demokracisë funksionale, tregut të lirë dhe zhvillimit të gjithanshëm ekonomik, social e kulturor. Një proces i tillë kërkon kurajë, angazhim, vizion dhe lidership pozitiv; kërkon sakrifica dhe veprime të përgjegjshme, serioze dhe qytetare; kërkon ndryshim në sjellje, në mentalitet, në mendim, në marrëdhëniet politike e publike, në raportet me ligjin dhe shtetin, dhe në rast nevoje, edhe në raportet midis individit vendimmarrës, institucioneve dhe publikut votues. Pra, kërkohen ekzaktësisht vlera, parime dhe tipare të cilat siç po dëshmojnë edhe zhvillimet e viteve apo javëve të fundit në Tiranë, ende janë të huaja për ata që periodikisht kërkojnë votat qytetare për të shërbyer dhe një ditë më pas kthehen në sundimtarë mbi qytetarët, shtetin dhe shoqërinë.
Rreth 90 vjet më parë Faik Konica paralajmëroi fajësinë e politikanëve nëse i ndodh gjë Shqipërisë. Sot jemi aty, pas derës së BE-së, duke parë fqinjët tanë tek hyjnë brenda, duke shpresuar gabimisht në dhurata të pamerituara; - të fundit në çdo listë zgjerimi e vlerësimi, - por të parët në retorikë e propagandë suksesi e integrimi. Fatkeqësisht Konica kishte të drejtë. Prijësit tanë feudalë në vend që të mendonin e punonin që Shqipëria të marrë ftesën e anëtarësimit në BE sipas traditës, janë duke punuar sesi më 12 tetor të fajësojnë njëri- tjetrin për dështimin e radhës. Ky është një lajm i keq për Shqipërinë dhe fatkeqësisht jo i tillë për ata, të cilët me premtimin e ëndrrës europiane na mbajnë larg Europës duke na sunduar në rotacion prej dy dekadash.
* Mendimet e shprehura nga autori janë personale.