E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ekonomia italiane nuk është e brishtë”

“Italia ka dobësi, veçanërisht për shkak të borxhit të saj të lartë, por gjithashtu ka dhe pika të forta (...) veçanërisht sistemi bankar, i ngjashëm me atë të Gjermanisë”, tha Monti nga Berlini ku ndodhet për të marrë një çmim të dhënë nga një shkollë ndërkombëtare e tregtisë dhe menaxhimit.

Nga ana tjetër, as Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, nuk i kurseu lavdërimet për Montin. Ai theksoi se ishte drejtues i mirë, që po ecte në rrugën e duhur dhe në momentin e duhur duke përshëndetur sharmin, vendosmërinë e tij dhe ndjenjën e detyrës.
    
 "Italia është një shtyllë pa të cilën BE-ja nuk mund të qëndrojë," theksoi ai, duke shtuar se priste një rimëkëmbje ekonomike në vitin 2013./Start/

                                                                                             2012-06-14 08:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›