E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anketat, Obama shihet me më simpati në Evropë

Një anketim i ri në shkallë botërore tregon se Presidenti Obama dhe politikat e tij shihen me më tepër simpati në Evropë, se sa në vendet myslimane.

Qendra kërkimore Pew me qendër në Shtetet e Bashkuara kreu anketimin me njerëz nga 21 vende të botës dhe arriti në përfundimin se qëndrimi i tyre ndaj Shteteve të Bashkuara tani është në përgjithësi më pozitiv se në vitin 2008, kur u zgjodh president Barak Obama. Imazhi i Amerikës ishte më i përmirësuar mes qytetarëve evropianë.

Po ashtu, anketimi zbuloi se në Japoni dhe në Brazil ekziston një mbështetje e gjerë për rizgjedhjen e presidentit Obama. Por kjo mbështetje nuk shihet në vendet myslimane. Më pas se 30 për qind e të anketuarve në Egjipt, Tunizi, Turiq dhe Jordani, u shprehën se kanë besim tek zoti Obama.
Po ashtu të anketuarit të Lindjen e Mesme shprehën pak entuziazëm në rastin e rizgjedhjes së tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›