E Diel, 1 Nëntor 2026

“Eurovizion”, Rona Nishliu promovon në një tur këngën “Suus”

Promovimi i këngës së shkruar nga vetë Nishliu dhe kompozuar nga Florent Boshnjaku, ka nisur me prezantimin e këngëtares në disa emisione televizive për kanalet e Radiotelevizionit të Malit të Zi dhe do të zgjasë deri në ditët e para të majit.

Promovimi do të bëhet në shtetet e tjera që konkurrojnë në “Eurovizion”, ndërkohë që Nishliu ka realizuar edhe videoklipin e këngës së saj dhe që është hedhur tashmë në faqen zyrtare të festivalit europian.

Këngëtarja nga Kosova do të këndojë shqip në skenën e “Eurovizion”-it në Baku të Azerbajxhanit dhe do të paraqitet në gjysmëfinalen e parë, më 22 maj, ku do të këndojë e pesta në rradhë.

Nishliu udhëtoi sëbashku me ekipin e saj drejt SHBA-së, për të realizuar versionin përfundimtar të këngës “Suus”. Versioni i ri i këngës duhet t’u përmbahej rregullave të “Eurovizion”-it, ndaj u përpunua dhe incizua në disa studio prestigjioze në Los Angxhles.

Këtë vit në “Eurovizion” do të konkurrojnë 37 këngë në dy net gjysmë finale, 22 dhe 24 maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit. Shqipëria do të garojë natën e parë sëbashku me shtetet si Rumania, Greqia, Rusia, Belgjika, Hungaria etj.
/Start/

                                                                                             2012-04-11 14:45
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›