E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gafa”e Ancelottit: Pirlo… është lojtar i Chelseat!

Pas ndeshjes tekniku i ri i “bluve” ka thënë se mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, është lojtar i Chelseat.

Menjëherë më pas Ancelotti ka treguar se ka bërë shaka, porse kjo nuk u besua shumë nga gazetarët e akredituar në sallën e konferencave.

“Nuk ka asnjë situatë të veçantë. Për momentin ai është lojtar i ... Chelseat”, ka thënë Ancelotti i pyetur për Pirlon.

Por pas një pauze të shkurtër buzagaz ai ka vazhduar: “Por, të gjithë e dini se dua të bëj shaka. Andrea është miku im më i mirë dhe një lojtar i shkëlqyer”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›