Krim i rëndë në familje, vëllai i merr jetën vëllait
Laze Murta, 35-vjeç ndërroi jetë, pasi u godit me thikë nga i vëllai Ermi Murta, 25-Vjeç. Policia i ka vënë prangat vëllait vrasës, ndërsa ka arrestuar edhe shtetasin Jorgo Beruka, 19-vjeç, shok i 25-vjeçarit, i cili ishte i pranishëm në momentin e krimit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Qafë Gjashtë rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm. Laze Murta ndërroi jetë në spital, duke mos mundur t’i shpëtonte plagëve të marra.