“Hapja e kutive”, Rama proteston në Fier
“Edhe nga Fieri i themi të gjithë bashkë Sali Berishës, mos rri mbi kutitë e mbyllura të zullumit të 28 qershorit, se do të fundosesh vet ti në atë zullum, njësoj si kur u zgjodhe President, sepse nuk i le shqiptarët të zgjedhin lirisht Parlamentin, por ndryshe nga atëherë kur more tërë Shqipërinë me veten, ne nuk do të presim që t’i të fundosesh bashkë me Shqipërinë në gropën e madhe që po i hap përditë ekonomisë shqiptare.”, theksoi Rama.
Ai tha më tej se protesta është rruga për dëgjimin e një problemi që nuk dëgjohet. “Integrimin nuk e dëmton bojkoti ynë, por e pengojnë arsyet që na shtyjnë ne ta ndërmarrim këtë rrugë të vetme, kur shtrohet një problem i rëndë, si zgjedhjet e deformuara. Ky problem nuk zgjidhet duke e mbuluar me fjali, se këto zgjedhje ishin më të mira nga të tjerat, por nuk ishin aq të mira sa ato që duhet të ishin për t’u quajtur me standarde dhe aq më pak për të hyrë pa kushte në parlamentin e kthyer në sallë të këshillit kombëtar të partisë së Saliut”, vijoi Rama.