E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultatet paraprake për 16 komuna

Sipas këtyre rezultateve, në pjesën dërmuese të komunave fituesi do të dihet pas mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve - balotazhit.

Sipas rezultateve të këtij koalicioni, në garën për kryetar
në Prishtinë ka fituar kandidati i LDK-së Isa Mustafa me 57.79%;
në Deçan kandidati i AAK-së me 64.35%;
në Prizren do të ketë balotazh mes kandidatit të PDK-së (33.01%) dhe atij të LDK-së (29.88%);
në Mitrovicë do të ketë balotazh mes kandidatit të PDK-së (39.29%) dhe atij të LDD-AKR-së (25.95%);
në Klinë do të ketë balotazh mes kandidatit të PDK-së (39.45%) dhe atij të AAK-së (31.60%);
në Rahovec do të ketë balotazh mes kandidatit të PDK-së (33.50%0 dhe atij të LDK-së (23.12%);
në Gjakovë ka fituar kandidati i AAK-së me 50.84%;
në Gjilan do të ketë balotazh mes PDK-së (37.34%) dhe LDK-së (29.33%);
në Pejë do të ketë balotazh mes kandidatit të AAK-së (41.14%) dhe atij të koalicionit LDD-AKR (14.55%);
në Mamushë ka fituar kandidati i partisë turke KDTP me 72.36%;
në Ferizaj ka fituar PDK me 51.56%;
në Obiliq do të ketë balotazh mes kandidatit të PDK-së (32.40%) dhe atij të AAK-së (28.93%).

Ndërkaq ky koalicion në orët e para të ditës së hënë kishte dhënë rezultatet preliminare edhe për katër komuna të tjera të Kosovës. Sipas këtij koalicioni, në Podujevë Lidhja Demokratike e Kosovë, respektivisht kandidati i saj për kryetar Agim Veliu ka shënuar fitore qysh në raundin e parë me 51.91% të votave, i pasuar nga PDK me 28.95%, AAK 11.91%, LDD-AKR 0.76% dhe të tjera 6.47%.

Në Malishevë ndërkaq, kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune ka fituar 50.09%, i pasuar nga kandidati i LDK-së me 34.43%, AAK 2.85%, LDD-AKR 2.55% dhe kandidati i pavarur me 10.06%.
Në Suharekë ndërkaq, është e sigurt se fituesi për kryetar të komunës do të dihet pas raundit të balotazhit, ku do të ndeshet kandidati i AAK-së me atë të PDK-së. Në raundin e parë, kandidati i AAK-së ka fituar 35.59%, ai i PDK-së 31.80%, ai i LDK-së 31.30%, ai i LDD-së 1.02% dhe kandidati i PS-së 0.29 %.
Në komunën e Graçanicës, fitues është Bojan Stojanoviq me 57.41% të votave. (telegrafi/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›