E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Harakiri” i Interit, Sampdoria në krye (video)

Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, me Interin që krijoi raste më të pastra për shënim, por që as Kambiaso dhe as Milito nuk u treguan të saktë para portës.

Do  të maftonte një gabim në pasim i Davide Santon në minutën e 72-të, që vendasit të shënonin golin e vetëm të takimit.

Palombo përfitoi nga një pasiguri e mbrojtësit të majtë internist për të rrëmbyer një top, pasoi për Maninin, i cili gjeti të lirë në zonë Pacinin, që e dërgon topin në cepin e majtë të portës së Hulio Sezar.

Pas disavantazhit, skuadra e Mourinjos kishte disa mundësi për të barazuar, por pa ia arritur qëllimit.
Nga ana e saj, Sampdoria e sheh veten në vendin e parë në Serisë A pas rreth 20 vitesh.

Në ndeshjen tjetër të javës së gjashtë të kampionatit italian, Fiorentina fitoi minimalisht 1-0 në transfertë ndaj Livornos.

Një penallti e Jovetiç në minutën e 76-të i dha tri pikët skuadrës së Çezare Prandelit, e cila ngjitet në kuotën e 13 pikëve, aq sa ka edhe Interi dhe Juventusi, që pret sot Bolonjën.

Sampdoria 1 – 0 Inter
Sampdoria (4-3-1-2): Castellazzi 6,5; Stankevicius 6, Lucchini 6,5, Gastaldello 6,5, Ziegler 6; Mannini 6,5 (36'pd Franceschini), Palombo 6,5 , Poli 6,5 (20'pd Tissone 6); Bellucci 5,5 (24'pd Zauri 6); Pazzini 7, Cassano 6,5.
Trajner: Delneri

Inter (4-3-3): Julio Cesar 5,5; Maicon 5, Lucio 6,5, Samuel 6, Santon 5; Zanetti 5,5, Cambiasso 5,5 (28'pd Quaresma), Vieira 5,5 (16'pd Stankovic 5); Balotelli 6,5 (16'pd Chivu 5), Milito 6, Eto'o 5,5.
Trajner: Mourinho.

Arbitër: Rizzoli

Shënues: 28'st Pazzini (S)

Kartonë të verdhë: Palombo (S), Lucchini (S), Cassano (S), Maicon (I), Pazzini (S), Gastaldello (S)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›