E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia shpëton nga rrëmbimi 17-vjeçaren

Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës, në lagjen 6 të qytetit bregdetar. Policia ka vënë në pranga Benard Lleshi, 18 vjeç, lindur në Dibër dhe Pashk Buca, 19 vjeç, lindur në Mirditë, të dy banues në rrethinat e Durrësit.

Këta të rinj kanë tentuar të fusin me forcë në makinë gjimnazisten, banore në të njëjtën lagje. Të dy të rinjtë janë arrestuar në flagrancë, ndërsa policia ka sekuestruar edhe automjetin e tyre.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›