“Koloni” serbësh në Superiore; Nikoliç drejt Korçës
Tani e gjithë vëmendja e drejtuesve korçarë përqendrohet te një emër: Zoran Nikoliç. Trajneri serb, i shpallur si kandidat pak ditë më parë, është gati të marrë drejtimin e Skënderbeut, pasi sinjalet e tij janë pozitive.
Trajnerët shqiptarë kanë qenë të gjithë shumë të shtrenjtë dhe zgjidhja e vetme, të paktën për momentin, duket kjo e 45-vjeçarit serb. Ai ka drejtuar më parë Obiliçin në Serbi dhe ka shumë mundësi që për pak ditë të jetë në Korçë, ku më pas do të mësohet çfarë do të bëhet.
Një tjetër teknik serb në Kategornë Superiore është ai i Apolonisë së Fierit, Karishik. Së bashku me të në radhët e fierakëve militojnë edhe disa futbollistë serbë.