E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni turistik, Vlora hap krahët për mijëra pushues

Në këtë kuadër, në të gjithë territorin përgjatë vijës bregdetare të qarkut të Vlorës, është organizuar një shërbim i posaçëm, i pajisur me organikat dhe logjistikën e nevojshme të komunikimit. Përmes këtij shërbimi garantohet gjithashtu që, brenda një kohe prej pak minutash, të ofrohet ndihma e nevojshme e policisë.

Sipas policisë, janë evidentuar të gjitha mjediset e argëtimit dhe ato të pushimit e zhvillimit të aktiviteteve sportive e kulturore, të cilat do të jenë objekt i veçantë i punës së strukturave, ndërkohë që janë marrë të gjitha masat për të parandaluar ngjarjet e papëlqyeshme në to.

Krahas kësaj do të realizohet mbulimi i nevojshëm me shërbimet e policisë për akset rrugore Ura e Mifolit-Vlorë, Skelë-Orikum, Orikum-Llogora-Dhërmi, etj, ku uniformat blu do të kryejnë dhe shërbime suplementare.

Në këtë drejtim janë marrë masat edhe për kompletimin e akseve rrugore, me sinjalistikën e nevojshme vertikale e horizontale.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›