“L’Eqipue”: Lorik Cana firmos për Sunderland
Transferimi i kapitenit të Olimpikut të Marsejës është konfirmuar nga shtypi francez, i cili e konsideron një rënie në karrierën e mesfushorit, që përflitej se mund të kalonte tek Liverpool, Arsenal dhe Hamburg.
Nga ky transferim i Lorik Canës Marseja do të përfitojë një shumë prej 6 milion. “L’Equipe” sqaron më tej se shqiptari ka rënë dakord me Sunderland për të firmosur një kontratë katër vjeçare.
Detajet paraprake janë këto, ndërkohë që vetë futbollisti u është nënshtruar analizave mjekësore në klubin e ri, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit të Sunderland, Steve Bruce.
Një aventurë e re kjo për mesfushorin e kombëtares shqiptare me një skuadër që në sezonin e shkuar arriti t’i shpëtojë me sforco rënies nga kategoria.