Aksidente rrugore në Shkodër dhe Korçë, pesë të plagosur
Policia e Shkodrës bëri të ditur se aksidenti ndodhi pranë fshatit Juban, Komuna Guri i Zi në rrethin e Shkodrës, kur mjeti motorrçikletë tip Yang me drejtues shtetasin Aleks Deda, 27 vjeç banues në Juban doli nga rruga. Për pasojë u dëmtua drejtuesi i mjetit, 20-vjeçari Martin Shpori dhe 28-vjeçari Alban Ndreka, të tre banues në Juban.
Të tre janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po u jepet ndihma e shpejtë, por Aleks Deda ndodhet në gjendje të rëndë. Pasi u kryen gjithë veprimet proceduriale, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Ndërkohë, nga anjë aksidenti i ndodhur dje pasdite në rrugën nacionale Korçë-Pogradec kanë mbetur të plagosur bashkëshortët Medai dhe Mimoza Topllari. Aksidenti erdhi pasi motoçikleta me të cilën udhëtonin u përplas me një autoveturë.
Policia tha se aksidenti ndodhi në rrugën nacionale Korçë-Pogradec, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Zagorçanit", ku automjeti tip "Wolsvagen" pa targa, i drejtuar nga 37-vjeçari Përparim Mujaj nga Tirana u përplasur me motorcilketën të cilën e drejtonte shtetasi Medai Topllari. Drejtuesi i motorcikletës, 51 vjeç, dhe gruaja e tij Mimoza Topllari, banues në fshatin Rrëmenj të Pogradecit ndodhen të shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i autoveturës Përparim Mulaj nga Tirana do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti.