“Marti abuzon me prestigjin e Këshillit të Evropës”

Sipas Haxhinastos, raporti nuk ka pasqyruar me vërtetësi atë që ka ndodhur, qoftë në procesin hetimor, qoftë edhe atë çfarë ka qenë realiteti i zhvillimeve për çështjet që trajton raporti.
“Unë shpreh keqardhjen time që një person i tillë si zoti Marti të mbajë qëndrime të tilla, politikisht të motivuara, dhe të shfrytëzojë një platformë të respektuar, siç është ajo e Këshillit të Evropës - një institucion që qëndron si ruajtës, si gardian i parimeve të etikës dhe realizmit - për të paraqitur akuza të tilla që, siç e thashë, janë krejtësisht të pabazuara dhe nuk pasqyrojnë realitetin”.
Haxhinasto theksoi gjithashtu se Marti, në qëndrimet e tij publike, është shprehur krejtësisht kundër zhvillimeve politike të pavarësimit të Kosovës dhe ka pasur një qëndrim aspak miqësor ndaj shqiptarëve kudo që jetojnë në rajon.
Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Haxhinasto theksoi se “Institucionet shqiptare kanë qenë gjithmonë të përgatitura dhe e vërteta është se ato i kanë ofruar edhe zotit Marti personalisht bashkëpunimin e tyre për t’i realizuar hetimet e nevojshme. Këto hetime janë realizuar. Hetime janë realizuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi dhe konkluzioni i tyre ka qenë se pretendimet si këto, të këtij raporti, janë krejtësisht të pabazuara dhe të pavërteta”.
Ndërsa pyetjes se çfarë përbën për Haxhinaston zoti Marti? Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme iu përgjigj: “Përbën një rast kur abuzohet në mënyrë flagrante me prestigjin, reputacionin, përgjegjshmërinë e një institucioni siç është Këshilli i Evropës, ku persona të motivuar thellësisht politikisht mbajnë qëndrime të papërgjegjshme, që implikojnë jo vetëm persona, por edhe shtete, në çështje që nuk kanë asnjë bazë faktike.
2010-12-18 11:23
[