E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegjet Turke, sensibilizim i gjere për përmbytjet në Shkodër

Drejtori i përgjithshëm i Kolegjeve Turke, z. Numan Gülen, me përpjekjet e tij ka arritur që të sjellë në një kohë rekord një sasi të konsiderueshme ndihmash nga Turqia. Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit mësuesit dhe nxënësit e këtyre institucioneve kanë kontribuar për t`u ardhur në ndihmë zonave të përmbytura në veriperëndim të Shqipërisë. Kolegjet Turke kanë filluar aktivitetin arsimor në vendin tonë që në vitin 1992, dhe vazhdojnë të kenë sukses në këtë fushë.

Shoqata bamirëse turke “Kimse Yok Mu”, në bashkëpunim me z. Gülen dhe Shoqatën Kulturore “Horizontet e Reja”, e themeluar nga maturantë të kolegjeve turke, ka dërguar ndihma në ushqime dhe veshmbathje me vlerë 443 282 euro, me destinacion Drejtorinë e Përgjithshme Të Rezervave Materiale të Shtetit, në përfitim të familjeve e dëmtuara nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës.

Dy trajlera me ndihma janë dorëzuar në magazinën e Drejtorisë së Përgjithshme Të Rezervave Materiale të Shtetit në Shkodër, dhe është në pritje edhe trajneri i tretë.

Ndihmat e ardhura konsistojnë në ushqime, veshmbathje dhe pajisje elektro-shtëpiake. Për t`ju gjendur pranë familjeve të përmbytura në Qarkun e Shkodrës, “Kimse Yok Mu” ka dërguar 3 vullnetarë mjekë. Mjekët turq kanë vizituar dhe mjekuar fëmijë në lagjen e Bohçallëkut.

Drejtori i përgjithshëm i Kolegjeve Turke, z. Numan Gülen, ka falënderuar drejtorin e Emergjencave të Shoqatës bamirëse turke “Kimse Yok Mu”, z. Atif Ulusoy, për kontributin që jep kjo shoqatë për Shqipërinë.

Gjithashtu, ambasadori i Turqisë në Tiranë, z. Hasan S. Aşan, prefekti i Shkodrësm z. Maxhit Cungu, dhe kryetari i TIKA-s, z. Ali Ozgun Ozturk, kanë falënderuar për kontributin me shumë vlerë që Shoqata bamirëse turke “Kimse Yok Mu” dhe populli turk ka dhënë për Shqipërinë.

                                                                                             2010-12-18 16:04
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›