E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nderi”, burri xheloz plagos katër persona

Kështu 25-vjeçari Oskeol Hitaj pasi ka parë afër banesës së tij shtetasit Erion Krisafi 24-vjeç dhe Panajot Xharau 19-vjeç, ka marrë çiften dhe i ka plagosur lehtë. Pas plagosjes, ai u ka marrë çelësat e makinës tip Benz Elegancë me targa GJ 9866A, dhe celularët e më pas i ka lënë të lirë.

Në vazhdim dy shtetasit kanë kërkuar ndihmë tek shtetasit Sokol Hysi 50-vjeç dhe Lato Hysi 22-vjeç, të cilët i morën me furgonin e tyre për t’i transportuar në spital. Por, shtetasi Hitaj u ka prerë sërish rrugën duke i qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Policia njofton se dy prej të plagosurve janë në spital në Gjirokastër ndërsa dy të tjerët që janë më rëndë janë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ndërkohë, 25-vjeçari Hitaj është shpallur në kërkim, po punohet për kapjen e tij./Start/

                                                                                             2012-07-06 08:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›