E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Wikileaks” publikon 2 milionë e-maile nga “Dosja e Sirisë”

“Wikileaks” thotë se këto e-maile do të publikohen përgjatë dy muajve të ardhshëm.

Themeluesi i uebsajtit, Xhulian Asanzh, citohet të ketë thënë se materiali është turpërues jo vetëm për jo vetëm për Sirinë por edhe për kundërshtarët e saj.

Mes të tjerash “Wikileaks” premton se me 2,434,899 e-mailet do të nxjerrë në pah se si “Perëndimi dhe Kompanitë Perëndimore premtojnë një gjë dhe bëjë diçka krejt tjetër”.

E-mailet që do të publikohen datojnë nga gushti I vitit 2006 deri në mars të vitit 2012.

Prej 16 muajsh në vend ka nisur një kryengritje për rrëzimin e Presidentit Bashar Al-Asad. Aktivistët thonë se si pasojë, kanë humbur jetën mbi 15 800 persona.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-07-05 16:48
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›