“Përjashtime” në prag të Asamblesë Socialiste
Ai thotë që qëndrime të tilla nuk i shërbejnë vendit dhe procesit të rëndësishëm ku është përfshirë. “Unë e shikoj si një politikë të dëmshme për vetë Partinë Socialiste, natyrisht që i bën dëm dhe vendit në imazhin e jashtëm. Rreth Ramës ka dhe zëra të tjerë që kanë qëndrim të arsyeshëm dhe duhen dëgjuar”, është shprehur Godo.
Ndërkohë zërat që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës nga posti i kryetarit të PS për shkak të humbjes së zgjedhjeve, janë “përjashtuar” nga pjesëmarrja në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, që pritet të zhvillohet ditën e martë.
Deputeti i PS-së, Elmaz Sherifi në një prononcim të djeshëm për mediat, bëri të ditur se ai personalisht nuk është njoftuar asfare për këtë mbledhje. Të tjerë deputetë që nuk janë njoftuar për mbledhjen e Asamblesë janë edhe Flamur Hoxha, Besnik Dervishi, Rrapush Tola si edhe Musa Ulqini.
Në listën e “të munguarve” figurojnë edhe dy anëtarët e kryesisë së PS-së, Edlira Haxhiymeri dhe Eva Allushi.