E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjashtë të vdekur pas zjarrit në periferi të Stokholmit


Zjarri përfshiu katin përdhes të një ndërtese në Rinkeby, lagje popullore 15 kilometra në perëndim të Stokholmit.

''Viktimat u intoksikuan nga tymi'', deklaroi një zëdhënës i policisë.

''Gjashtë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur. Pesë fëmijët dhe adoleshentët ishin lindur gjatë viteve 1990-2008. Mes të vdekurve ishte dhe një i rritur'', deklaroi zëdhënësi i policisë së Stokholmit, Jens Wismar.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende nga policia.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›