E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Toni Bler do të ishte i duhuri për Evropën”

"Mendoj se do të jetë zgjedhja e duhur për Britaninë e Madhe, si dhe shumë e përshtatshme për Evropën, nëse Toni Bler bëhet kandidat dhe nëse ai zgjidhet", deklaroi shefi i diplomacisë britanike i pyetur në televizionin BBC.
     
"Mendoj se "është shumë e rëndësishme për Evropën të ketë një personalitet të fuqishëm në këtë pozicion. Mendimi im është se kemi nevojë për dikë që bën më tepër se sa të ndjekë rendin e ditës", shtoi ai.
     
Traktati evropian i Lisbonës, që pritet ende të nënshkruhet nga presidenti çek për të hyrë në fuqi, parashikon krijimin e një posti të presidentit të Këshillit Evropian (organ i drejtuesve të Bashkimit Evropian) i zgjedhur nga kjo instancë me një mandat prej dy vjet e gjysmë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›