E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxhuku: 150 milion € në vit humbje nga nafta

Disa nga problemet sipas Konfindustrisë, janë: -kostot shtesë të industrive vendore, -zhvillimin tërësor të qëndrueshëm të ekonomisë, -humbjet e mëdha financiare në buxhetin e shtetit, -dëmet mjedisore dhe shëndetësore si dhe në goditjen e drejtpërdrejtë të mirëqenies së qytetarëve shqiptare.

 “Konfindustria vlerëson qëndrimin e fundit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes, që pranoi gjendjen e rëndë të tashme të tregut të karburanteve, duke përcaktuar “cilësinë” e dobët të karburanteve në qarkullim si shkakun kryesor të keqfunksionimit të tregut strategjik në fjalë”, tha administratori Gjergj Guxhuku.

Ai tha më tej se mbi 70% e humbjeve të përgjithshme të drejtpërdrejta (pa llogaritur dëmet mjedisore, shëndetsore, etj,.), që në shkallë vendi llogariten në të paktën 150 milion euro/vit në tregun e karburanteve, kryhet pikërisht nga "cilësia" e dobët e produktit. Pjesa tjetër vjen nga abuzimi/vjedhjet me "vëllimin" në shitje në pikat e pakicës dhe me spekullimet me çmimin e shitjes në kohë lëvizjesh të thella në tregjet ndërkombëtare. Tregu i karburanteve vlerësohet si më i madhi në Shqipëri me një qarkullim vjetor, që i kalon 800 milion euro.

Konfindustria shpreson, që nisma e fundit qeveritare për përmirësimin e funksionimit të tregut të karburanteve në vend të jetë e prekshme në kohë sa më të shpejtë dhe të mos mbetet vetëm deklarative.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›