E Diel, 1 Nëntor 2026

“Top Fest”, të hënën nis edicioni i 7-të

Në këtë festival do të marrin pjesë shumë emra të njohur të muzikës moderne shqiptare. Përveç tyre, një vend i veçantë u kushtohet edhe këngëtarëve të rinj, për të cilët “Top Fest” është një mundësi e mirë për t’u afirmuar. Organizatorët kanë përzgjedhur 130 këngëtarë dhe grupe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora, të cilët përfaqësojnë rryma të ndryshme muzikore.Festivali do të jetë i ndarë në tre faza. Në të parën do të prezantohen të gjithë pjesëmarrësit dhe do të kalojnë në fazën e dytë 50 prej tyre (të cilët gjatë kësaj faze do të këndojnë live). Menjëherë pas fazës së dytë, në muajin maj do të jetë finalja e madhe, në të cilën do të ndahen çmimet në kategori të ndryshme. Fituesi i çmimit të madh këtë vit do të fitojë 2 milion lekë. Edicionin e kaluar fituese u shpall këngëtarja kosovare, Linda, me këngën “Ëndërroj”.                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›