E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mou pas fitores me Kaljarin: Sinjal i qartë për rivalët

Ai vlerësoi lojën e të tijve ndaj një kundërshtari që sipas portugezit, ka një nivel të mirë. “Morrëm tre pikë më se të merituara ndaj një skuadrë të organizuar mirë. Luajtëm një futboll të bukur dhe zhvilluam një ndeshje spektakolare”, theksoi numri një i pankinës zikaltër.Pas tri pikëve të radhës, distanca me Milanin shkon në dhjetë pikë (me fitoren e mbrëmshme Roma kalon në vend të dytë, por Interi dhe Milani kanë një ndeshje më tepër për të luajtur). Për “Të veçantin” kampionati nuk është mbyllur ende, por skuadra e tij u ka dhënë një mesazh të rëndësishëm kundërshtarëve: Interi nuk ndalet.Mourinjo nuk i ka kursyer as komplimentet për maqedonasin Pandev, që sipas tij, dje ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës. “Ai është tipi i lojtarit që më pëlqen. Në ndeshjen e sotme (të djeshme g.s) ai nuk humbi asnjë top dhe kur ke në sulm një lojtar të tillë, ekipi është edhe më i sigurtnë prapavijë”, nënvizoi tekniku portugez.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›