E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Transaksionet për pasuritë e paluajtshme nga noteri”

“Dixhitalizimi i sistemit të Noterisë sjell kthimin e Zyrës së noterit në një One Stop Shop për qytetarët dhe biznesin, ç'ka do të thotë se të gjithë transaksionet për pasuritë e paluajtshme do të bëhen në Zyrën e Noterit”, theksoi ai.

Qytetarët nuk do të presin më në radhë në Zyrat e Regjistrimit te Pasurisë së Paluajtshme (ZRPP) për të marrë një informacion apo për të bërë një transaksion dhe veprim financiar pasi të gjitha këto procese, do te realizohen ne Zyrën e Noterit, brenda një kohe mjaft të shkurtër 2 deri ne 3 ditë nga 25 ditë që ishte më parë. Fillimisht, projekti për krijimin e Zyrës One Stop Shop për Noterët do të shtrihet në qytetin e Durrësit dhe Tiranës e më pas në qytetet e tjera.

“Gjatë muajit mars do të konsolidohet sistemi i arkivës i ZRPP ose arkiva elektronike,  sistemi që do të lidhë zyrën e Noterit me atë të ZRPP si dhe do  të fillojë procesi i trajnimit të noterëve dhe i operatoreve në ZRPP", tha ministri. 

Gjithashtu do të miratohet një set aktesh nënligjore që do të rregullojnë  marrëdhënien e re që krijohet midis qytetarëve ose biznesit me Zyrën e Noterit dhe ZRPP, përfshi këtu rishikimin e tarifave qe  qytetarët do të paguajnë. Ndërsa, do të ketë reduktim të shpenzimeve  të qytetareve për këtë shërbim, tha Halimi. /Start/

                                                                                             2012-02-28 14:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›