Topi takim në Doha me Emirin e Katarit

Gjatë takimit, dy Krerët e Shteteve vlerësuan pozitivisht klimën shumë të mirë të marrëdhënieve e të dialogut të shkëlqyer politik që ekziston midis dy vendeve tona, të konkretizuar në shkëmbimin e vizitave të fundit bilaterale të nivelit të lartë.
Presidenti Topi shprehu "interesimin e shtetit shqiptar për rritjen e fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, kryesisht për shtimin e investimeve të Shtetit të Katarit në Shqipëri, zgjerimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve dhe projekteve konkrete në fushën ekonomike, energjetike, infrastrukturore, në bujqësi, agro-industri, sektorin minerar dhe atë të gazit, por dhe në atë të turizmit, në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve".
Duke nënvizuar faktin se Shteti i Katarit është një partner strategjik afatgjatë dhe serioz në drejtim të bashkëpunimit të gjithanshëm, Emiri i Shtetit të Katarit, garantoi mbështetje e bashkëpunim të mëtejshëm e të frytshëm në strategjitë për zhvillim të konsoliduar, në kuadër edhe të organizmave ndërkombëtare si OKB-ja dhe Konferenca e Vendeve Islamike. /Start/
2012-02-28 14:07