E Diel, 1 Nëntor 2026

“Zgjerimi i Universit po përshpejtohet”, Nobel shkencëtarëve

Saul Perlmutter dhe Adam Riess  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brian Schmidt nga Australia ndajnë Nobelin e sivjetshëm në Fizikë.

Trio-ja studiuan të ashtuquajturit Supernova Tipi 1 dhe përcaktuan se objektet e largëta duket se po ecin më shpejt. Studimi i tyre thotë se Universi jo vetëm që po zgjerohet, porse zgjerimi po përshpejtohet.

Zbulimet formojnë bazën për kuptimin e origjinës së Universit por ngre një sërë pyetjesh të vështira. Në mënyrë që të shpjegohet përshpejtimi i zgjerimit, kozmologët përdorin të ashtuquajturën energji të errët.

Edhe pse natyra dhe të dhënat e saj mbeten misterioze, teoria dominuese është se rreth 3/4 e Universit përbëhen nga kjo energji e errët.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-04 12:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›