E Shtunë, 31 Tetor 2026

85 vite me plumb në kokë

Share

Nje burre, i cili aksidentalisht ishte goditur me një plumb në kokë para 82 vitesh, e ka kaluar jetën pa kurrfarë pasojash negative, përkundër faktit se plumbi mbeti i ngujuar thellë në kokën e tij.

Burri nga Rusia ishte plagosur nga vëllai i tij, kur ishte vetëm tre vjeç. Plumbi mbeti i ngujuar në kafkën e tij, duke mos i dëmtuar organet vitale. Mjekët nuk guxuan ta operonin në atë kohë, nga frika se do të dëmtonin trurin. Por, për habi, djaloshi i vogël u shërua, thuhet në një raport të publikuar në New England Journal of Medicine.

Kur burri 85 vjeçar, i cili u bë një inxhinier i zoti e që fitoi edhe shpërblime, shkoi për ta bërë një skanim të kokës pas një problemi ne zemër, mjekët vërejtën plumbin. Por, për habinë e tyre, ata nuk mundën të gjejnë ndonjë gjurmë të dëmtimit nervor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›