E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kohën e dritës së zbehur (Kolumna e fundit per 2011)

Share

Sa më e keqe qeverisja, aq më e madhe propaganda: në këtë kuptim viti 2011 ka qenë shembullor për kastën sunduese dhe i keq për qytetarët. Prandaj, beteja për shpalosjen e së vërtetës dhe qeverisje të përgjegjshme duhet të vazhdojë edhe në vitin 2012

Enver Robelli

Në një letër të shkrimtarit Franz Kafka drejtuar historianit të artit Oskar Pollak në vitin 1904 gjendet një pasus i mrekullueshëm mbi vlerën e librave, i cili mund të lexohet edhe si mendim i përgjithshëm mbi vlerën e shkrimit. Kafka nënvizonte: Besoj se duhet lexuar vetëm libra që të kafshojnë dhe therin. Nëse një libër që e lexojmë nuk na zgjon me një grusht në rrashtë të kresë, atëherë pse e lexojmë atë libër? Që të na bëjë të lumtur, siç shkruan ti? O Zot, ne do të ishim të lumtur edhe sikur të mos kishim libra ose libra të tillë, të cilat na bëjnë të lumtur, prej zori do të mund ti shkruanim vetë. Por, neve na duhen libra të cilat ndikojnë ndaj nesh si një fatkeqësi, e cila na dhemb shumë. Kjo më duket kredoja më e përshtatshme edhe për gazetarët, sidomos në vendet si Kosova, ku liria individuale dhe demokracia më shumë janë formë se sa përmbajtje. Kur kësaj i shtohet keqqeverisja dhe mirëmbajtja e një sistemi plaçkitës, atëherë viti 2011 na del i disfavorshëm për qytetarin e rëndomtë dhe shembullor për kastën sunduese.

Dinjiteti i njeriut varet nga zgjedhja

2011-ta mund të mbahet mend si vit i dritës së zbehur dhe i propagandës agresive qeveritare. Mercenarë publicistikë, të veshur me pushtet, i cili burimin e ka nga votat e vjedhura, përpiqen të trullosin opinionin duke trumbetuar suksese, rezultate, progres, marrëveshje. – Max Frisch, autori zviceran, shkruan në ditarin e tij: Më duket se dinjiteti i njeriut varet nga zgjedhja. Kjo e dallon njeriun prej kafshës; kafsha përherë është vetëm rezultat; kafsha smund të bëhet fajtore, po aq pak mund të bëhet e lirë; kafsha bën përherë atë që duhet të bëhet; dhe ajo se din çka bën. Njeriu mund ta dijë, madje edhe Zoti, i Gjithëfuqishmi, e vë atë para zgjedhjes, nëse dëshiron ti ndjek engjëjt e tij të mirë apo të ligë; sepse Zoti sna do si kafshë. Tek nga zgjedhja e mundshme rrjedh përgjegjësia: faji apo liria. – Duhet të ekzistojë dikush në këtë vend, që godet në rrashtë të kresë me qëllim që rrenat e mëdha të mos na e zënë frymën më tutje. Kjo është detyrë e shtypit të lirë, atij shtypi që nuk i nënshtrohet presioneve dhe nuk merret me kalkulime. Derisa shtypin e lirë nuk e bojkotojnë lexuesit, arsye për shqetësim nuk ka. Ata janë matësi më i mirë i së vërtetës.

Në fund të këtij viti të gjithë ne duam të kthejmë për pak kokën prapa, të shohim, si ishin 12 muajt që ikën në pakthim. Vitin 2011 e përfunduam, mes tjerash, duke shkruar e menduar për vizitën e Angela Merkel në Prishtinë. Ishte një vizitë ushtarëve gjermanë. Pushtetarët e Kosovës u takuan me zonjën tani për tani më të fuqishme politike në botë në një skutë aeroporti. Mesazhi qe i qartë: kryeministrja gjermane nuk është në disponim të vë këmbën në zyrat e shtetit të Kosovës. Në paraqitjen para medieve ajo nuk humbi kohë, pas pak sekondave theksoi domosdoshmërinë e luftimit të korrupsionit. Nikoqirit të saj, kryeministrit të Kosovës, i cili ia kishte zënë rrugën në aeroport, Merkel sia përmend fare emrin, presidentit serb, ndërkaq, po, madje dy herë. Prishjen e raporteve me Gjermaninë e kisha përmendur në kolumnen e parë të këtij viti që po ikën. Po ashtu edhe fyerjet personale që dominonin atëbotë kundër politikanit zviceran Dick Marty. Nuk merreshin qeveritarët e Kosovës me akuzat, por shfryheshin me deklarata kërcënuese e pseudopatriotike. Do ta hedh në gjyq, tha atëherë kryeministri. Nuk do ta hedhim në gjyq, tha një sejmen i tij para disa javësh. Paaftësia e palës kosovare që kundër akuzave të rënda të paraqes argumente bindëse dhe të përshtatshme nxiti atëherë reagimin e zëvendësit të ndihmëssekretarit të shtetit të SHBA-ve për Evropë, Tom Countryman. Në një  bisedë me Zërin e Amerikës diplomati i lartë amerikan deklaronte se është e dëmshme për Kosovën të kalohet në sulme personale ndaj zotit Marty apo ndonjë burimi tjetër. () Këto sulme personale që mund të interpretohen si kërcënim, thjesht përforcojnë besimin që njerëzit jashtë Kosovës mund të kenë, ndonëse pa arsye, por një qëndrim i tillë përforcon idenë se kundër njerëzve që bëjnë akuza të tilla do të përdoret dhuna. Dhe kjo nuk e ndihmon imazhin e Kosovës.

Drejtësia si dekor

Gjatë janarit për disa ditë Kosova u largua nga fokusi i lajmeve kryesore rajonale, duke ia lëshuar vendin Shqipërisë. Në stilin e mafiozëve sicilian: Një video me kryeprotagonist Ilir Metën trondit shqiptarët, por duket që nuk do të ketë asnjë konsekuencë, sepse si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë politikanët qëndrojnë mbi ligjin, kisha shkruar atëherë. Tani trajtimi juridik i rastit Meta është para dështimit, sepse në Shqipërinë egërshane drejtësia është vetëm dekor. Meta atëbotë dha dorëheqje pas presionit publik, por jo pse ishte i vetëdijshëm se kishte bërë diçka të paligjshme. Në një shtet normal ai do duhej të shkarkohej. Këtë se bëri kryeministri Sali Berisha. Pak ditë më vonë në rrugët e Tiranës do të rridhte gjak gjatë një demonstrate të opozitës kundër vjedhjes së votave, siç thuhej. Kjo ishte, pak a shumë Shqipëria e vitit 2011 një vend në kërkim të paqes me vetveten. Dhe një vend ku në mungesë të debatit për çështjet e mëdha, siç është ndërtimi i një shteti funksional, bëhet zhurmë për bashkim kombëtar, edhe pse dihet se hartat në Evropën Juglindore tashmë me pavarësinë e Kosovës janë vizatuar. E tha këtë sivjet në Beograd edhe ministri gjerman i punëve të jashtme, Guido Westerwelle. Duket se askush se dëgjoi. Ata që manipulojnë me ndjenja kombëtare, zakonisht janë të shurdhër ndaj kritikës dhe porosive të qarta.

Prej maskaradës në parodi

Pas zgjedhjeve të vjedhura të dhjetorit 2010 (diplomatët flisnin për përmasa industriale të votëplaçkitjes) protektorët ndërkombëtarë dhe diplomatët e shteteve me ndikim nisën përpjekjet për daljen nga qorrsokaku. Ata pajtoheshin se zgjedhjet ishin vjedhur, por tani së paku duhej të krijohej një qeveri e pastër. Ky ishte një përdhunim i demokracisë, sepse nuk mund të nxirret qeveri e pastër nga një parlament në ulëset e të cilit bëjnë mriz njerëz të dyshuar për krime të rënda, për korrupsion, për urdhra për vrasje, për ndihmë në transplantime ilegale të organeve etj. Futja e personave të tillë në parlament, të cilët mund ti dirigjosh vetëm me një kërcënim për hetim, do të mbetet njëra prej njollave më të mëdha në biografinë politike të kryeministrit, në fakt sundimtarit aktual të Kosovës. Nga një parlament i krijuar me vota të vjedhura dhe i përbërë nga figura të dyshuara për krime të gjithfarëllojshme smund të dalë një qeveri e paq, kisha shkruar në ditët para se të zgjidhej qeveria dhe kur pothuaj me dhunë dhe duke shkelur Kushtetutën do të vendosej në postin e kryetarit të Kosovës një oligark, që u bë pe

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›