85-vjeçarja, fytyra e re e reklamës së Adidas, vrapon 10 kilometra 2 herë në javë

Krahas lojtarëve si futbollisti i Liverpool, Mo Salahsi, një 85-vjeçare është zgjedhur fytyra e një reklame të re të Adidas.
Pedagogia, tashmë në pension vrapon 10 kilometra dy herë në javë për të mbajtur trupin në formë.
Ajo e ka mirëpritur reklamën, ndërsa thotë se të ardhurat do të shkojnë për spitalin St Ann’ në Heald Green, Stockport. “Për sa kohë që ata ishin të përgatitur për të bërë një donacion të rëndësishëm në St Ann’s Hospice, u ndjeva mirë për këtë,” shprehet ajo, raporton BBC.
/rtsh.al/