E Enjte, 5 Nëntor 2026

9 Maji, Rusia feston Ditën e Fitores me parada dhe fishekzjarre

9 maji shënon 77-vjetorin e Fitores së Rusisë ndaj Gjermanisë naziste në 1945. Dita e Fitores së Rusisë do të festohet me parade dhe fishekzjarre në qytetet ruse. TASS raporton se marshimet e ‘Regjimentit të Pavdekshëm’ do të rifillojnë në një sërë rajonesh pas 2 vitesh nga fillimi i pandemisë së COVID-19.

Në 28 qytetet ruse do të zhvillohen parade ushtarake ku do të marrin pjesë mbi 65.000 persona dhe do të prezantohen rreth 2,400 njësi armatimi dhe materiali.

Por teksa Rusia feston, Ukraina vijon të përballet me luftën.

Ushtarët rusë po luftojnë në Ukrainë, me rusët e zakonshëm u thuhet se po luftojnë përsëri kundër “nazizmit”.

Në Ditën e Fitores, presidenti rus Vladimir Putin shpreson për një fitore në Ukrainë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›