Mbretëria e Bashkuar ndërpret aplikimin e vizave për të miturit ukrainas

Mbretëria e Bashkuar ka ndërprerë vizat për të miturit që aplikojnë për të ikur nga Ukraina. Një avokat i imigracionit ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ende nuk ka vendosur se si t’i trajtojë aplikimet e të miturve që duan të ikin nga pushtimi rus.
Këshillat aktuale të qeverisë për skemën ‘Homes For Ukraine’, thonë se personat nën 18 vjeç “duhet të aplikojnë si pjesë e një njësie familjare që përfshin prindin ose kujdestarin e tyre ligjor” për t’u kualifikuar.
Avokatja e imigracionit për bamirësinë ‘Here for Good’, me bazë në Wilson Solicitors LLP, ka deklaruar se ‘Home Office’ nuk ka vendosur ende se si t’i trajtojë aplikimet e të miturve.
“Ne kemi parë aplikime nga të mitur të pashoqëruar që janë ndalur dhe nuk janë vendosur, veçanërisht ato që janë dorëzuar në gjysmën e dytë të marsit. Duket sikur ‘Home Office’ qëllimisht nuk po i merr ato vendime, sepse ata nuk kanë vendosur në të vërtetë se si të merren me ato aplikime.”, tha ajo, raporton SkyNews.
/rtsh.al/