E Diel, 1 Nëntor 2026

9 Maji, sot Dita e Evropës

9 Maji, sot Dita e Evropës

Dita e Evropës festohet më 9 maj të çdo viti. Dita e Europës u vendos zyrtarisht që të ishte 9 maji, në Samitin e Milanos në 1985, nga krerët e Komunitetit Europian që sot njihet si Bashkimi Europian.

Për punonjësit e institucioneve të Bashkimit Evropian kjo ditë është pushim. Në vitin 2019, ajo u shpall festë zyrtare në Luksemburg për të gjithë qytetarët. Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE ose Bashkimi Evropian.

Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën.Propozimi i Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të kontrollnte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›