E Diel, 1 Nëntor 2026

U bllokuan në malin e Jezercës, shpëtohen tre turistë çekë

U bllokuan në malin e Jezercës, shpëtohen tre turistë

Tre turistë nga Republika Çeke janë shpëtuar pasditen e sotme, pasi kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se në ndihmë të tyre ka shkuar një helikopter “Cougar” i Forcave të Armatosura.

Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës.

3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”, shkruan Peleshi.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›