E Diel, 1 Nëntor 2026

9 mijë turistë nga Kosova kalojnë përmes Morinës në Shqipëri

Vetëm brenda gjatë një dite nga Kosova për në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës kalojnë më shumë se nëntë mijë përsona, kryesisht turist. Edhe gjatë muajit gusht ka vazhduar me ritme të larta kalimi i kufirit nga Kosova për në Shqipëri dhe anasjelltas. Madje sipas burimeve kufitare muaji gusht ka tejkaluar edhe muajin paraardhës, korrikun. Sipas të dhënave nga policia e kufirit gjatë këtij muaji nga dogana e Morinës brenda një dite hyjnë nga Kosova më shumë se katër mijë automjete, ndërsa gjatë muajit korrik kanë kaluar brEnda një dite rreth 3 mije automjete. Ndërsa raporti mujor i pikës kufitare të Morinës për muajin korrik, tregon se gjatë korrikut kanë hyrë në Shqipëri 336706 qytetarë nga Kosova, të cilët janë drejtuar drejt qyteteve turistike shqiptare. Siç vihet re, rruga e re, autostrada Durrës- Kukës-Morinë ka ndikuar në shtimin e turistëve, por dhe për lehtësimin e udhëtimit të tyre, këtë gjë e pohojnë edhe vetë turistët kosovar.
Ndërkohë sipas burimeve kufitare, gjatë muajit korrik janë bllokuar dhe shoqëruar për në komisariatin e policisë 9 automjete, ndërsa janë kapur 6 persona të shpallur në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›